Korçë: Banorët e fshatit pa ujë të pijshëm e mes ujrave të zeza: Sotiraq Filoja kur vjen këtu kërkon votat

Shqipëria

Korçë: Banorët e fshatit pa ujë të pijshëm e mes ujrave të zeza: Sotiraq Filoja kur vjen këtu kërkon votat

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Sotiraq Filoja

Uji i pijshëm me orar dhe shpesh herë i ndotur, ndërsa ujërat e zeza vërshojnë rrugëve. Fshati Belorta në Korçë duket sikur ka mbetur në mesjetë, ndaj banorët atje i kujtojnë kryebashkiakut se fushata e radhës është e afërt.

Depozitat mbi çati dhe enët në radhë, tregojnë hallin kryesor të banorëvë të fshatit Belorta, në Korçë.

Banorët: “Uji vjen i turbullt. Na vjen, një gjysëm ore në mëngjes, një gjysëm ore në mbrëmje.

Mbushim enë me ujë, disa kanë depozita”

Veçse me orar të kufizuar, thonë se uji që u shkon në çezma është i ndotur.

Banorët: “Kemi një burim këtu afër, vemë e mbushim ujë për të pirë, ose vemë në Korçë, blejmë për të pirë. As për gatim nuk bën, as për gjë”

Kur kalon oborret familjare, ujërat e zeza vërshojnë në kanale të hapura.

Edhe pse pak kilometra nga Korça, banorët thonë se fshati s'ka sistem kanalizimesh.

Banori: “Viti 2022. Nuk ka vend në botë, që kanalizimet ti nxjerrë me kova”

Rrugët e dheut mes lagjeve në dimër kthehen në baltë.

Banorët: “Dy makina me çakull këtu. Ata nuk po i sjellin”

Banorët e fshatit Belorta, gishtin e akuzës e drejtojnë nga Bashkia e Korçës dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend, që siç thonë votën ua marrin me premtime që nuk po bëhen realitet.

“Sotiraq Filoja kur vjen këtu kërkon votat ia kemi dhënë, tani prit do të bëhet. Kur të vijnë votat për kryetar bashkie do të vijë prapë ai"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat