Akuzohet për trafikun e 137 kg kokainë/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Gentian Malindin

Shqipëria

Akuzohet për trafikun e 137 kg kokainë/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Gentian Malindin

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë pretencën për Gentian Malindin, biznesmenin e akuzuar për trafikimin e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Sipas News24, SPAK ka kërkuar 19 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 12 vjet e 8 muaj.

Gentian Malindi akuzohet se ka porositur 137 kg kokainë e cila u kap në Portin e Durrësit. 46-vjeçari u arrestua në qytetin e Vlorës më 27 tetor të këtij viti.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Malindi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit.

Kokaina u pikas nga policia greke, e cila ka bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat