Skandali i korrupsionit me drejtoreshën e IKMT, Vasili reagon pas publikimit të përgjimeve

Shqipëria

Skandali i korrupsionit me drejtoreshën e IKMT, Vasili reagon pas publikimit të përgjimeve

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:21
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja që implikojnë drejtoreshëne IKMT-së, Dallëndyshe Bici në një skemë korrupsioni.

Vasili shprehet se IKMT është e korruptuar deri në palcë ndërkohë që SPAK fle gjumë. Ai shton se heronjtë e SPAK janë bërë telef nga kapja e Ramës dhe nuk lëvizin për të zbatuar ligjin.

“Kur shihin IKMT shqiptaret e dine tashme qe po ju versulet nje tufe banditesh me unifoma shteterore ku eshte i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka”, shkruan ai.

Statusi i Petrit Vasilit

IKMT e korruptuar deri ne palce, qe prish gjoja ne emer te ligjit dhe SPAK fle gjume!

Rilindja perfaqesohet ne IKMT nga faqezinj, qe hedhin ne ere pronat e qytetareve gjoja ne emer te ligjit.

Deshmite ku hajdutet eKMT pohojne me gojen plot hajduterine i ka bere publike media e pavarur dhe i kane degjuar te gjithe shqiptaret.

Kur shihin IKMT shqiptaret e dine tashme qe po ju versulet nje tufe banditesh me unifoma shteterore ku eshte i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka.

Keta jane thjesht nje bande gjobaxhinjsh dhe asgje me shume.

Sic eshte Edi Rama jane edhe keta poshte tij.

Vetem kete qeverisje mund te ndertoje Edi Rama.

Gjobvenesa te korruptuar dhe hajdute pa fre kjo eshte rilindja e Edi Rames.

SPAK-u rri e veshtron se si vjedhin keta.

SPAK eshte per eshte bere per te vene kujen.

“Heronjte” e SPAK-ut jane bere telef nga kapja e Rames dhe nuk u leviz as dora as truri, qe te zbatojne ligjin dhe te çojne horrat para drejtesise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat