Mistotakis në Himarë, kreu i Omonias: Vizitë e suksesshme. Qytetarët: Kryeministri ishte dashamirës

Shqipëria

Mistotakis në Himarë, kreu i Omonias: Vizitë e suksesshme. Qytetarët: Kryeministri ishte dashamirës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Kreu i Omonias në Himarë, Fredi Beleri

Kreu i Omonias në Himarë, Fredi Beleri tha se vizita e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë sot është një tregues i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.

Ai tha se kryeministri grek premtoi mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe zgjidhjen e çështjeve për pensionet dhe pronat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.

“Kryeministri grek premtoi mbështetjen pa kushte për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai shprehu mbështetjen ndaj minoritetit grek për zgjidhjen e çështjeve për pensionet dhe pronat”, tha për mediet kreu i Omonias.

Ndërkohë qytetarët në Himarë janë shprehur entuziastë nga vizita e Mitsotakis në jug.

“Kryeministri ishte dashamirës, populli i tha të gjitha. Kryeministri grek shumë i mirë, të jemi të gjithë si ai”, thanë për ABC News qytetarët në Himarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat