Kriza energjitike, Balluku: Viti 2023 është më optimist

Shqipëria

Kriza energjitike, Balluku: Viti 2023 është më optimist

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:48
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku diën e sotme ka zhilluar konferencën për shtyp në lidhje me analizën vjetore të punës për vitin 2022 si dhe objektivat për vitin 2023.

Balluku: Gjatë vitit 2022 ne nisëm një fushatë sensibilizmimi për qytetarët shqiptarë që kishte të bënte me kursimin energjitik. Në fillim u përballëm me ngacmime dhe tallje të kërkreses tonë ndaj qytetarëve për të kursyer energji. Ne morëm një vendim të rëndësishëm dhe i vumë një target të gjithë administratës për të ulur konsumin e energjisë.

Ne kemi një sërë punësh përpara. Kemi kaluar periudha të vështira duke nisur nga koha e pandemisë dhe na është dashur të ndalonim të gjitha investimet në OSHEE. Gjatë vitit 2022 nuk kemi pasur mudnësi të bënim investime. Gjithë buxheti i shtetit u vendos për të mbrojtur qytetarët dhe jo për të bërë investime.

Gjatë vitit 2023 shpresojmë se do kemi mundësi për të ecur më mirë për sa i përket fushës energjitike. Këtë vit e kemi nisur me një rezervë më të mirë energjitike, ndryshe nga një vit më parë. Viti 2023 është shumë optimist në krahasim me 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat