Zagani reagon ashpër: Marr rrogë sa dy-tre ministra në Shqipëri, pse nuk po vepron ligji

Shqipëria

Zagani reagon ashpër: Marr rrogë sa dy-tre ministra në Shqipëri, pse nuk po vepron ligji

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:26
Dritan Zagani

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, teksa ka komentuar pasurinë e luajshtme dhe të paluajtshme të zyrtares së lartë Alda Klosi është shprehur se dhe pse merr më shumë para se ministrat në vendin tonë nuk ka një pasuri të tillë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se mezi i ngel 1 mijë euro në fund të muajit ndërsa ka drejtuar gishtin nga drejtësia që sipas tij nuk po vepron.

“Marrë rrogë sa dy-tre ministra në Shqipëri dhe në fund fare më ngel 1 mijë euron muaj.

Nuk e konceptoj dot se si këta njerëz kanë foshnjarake. Mënyra se si mundohen ta shmangin të vërtetën e zezë që e ka zhyt vendin tonë në këtë ditë është shumë ordinere. Pse nuk po vepron ligji, pse nuk po bëhet një hetim. Pse nuk po bëhet një rast origjinal në formë ligjore.”- tha Zagani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat