Rama: Punonjësit e policisë morën bonusin nga “Pakoja e madhe”

Shqipëria

Rama: Punonjësit e policisë morën bonusin nga “Pakoja e madhe”

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:36
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pas rritjes së rrogave për punonjësit e policisë, është shpërndarë tashmë edhe bonusi nga “Pakoja e Madhe”.

Në një postim në Faceebook, Rama tha se qëllimi i bonusit është zerimi i impaktit të inflacionit në familjet e këtyre punonjësve,.

Postimi i plotë: 

Duke uruar ta kenë sa më të mbarë vitin që sapo ka nisur, punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët para pak muajsh i rritëm pagat në mënyrë të konsiderueshme, e morën edhe bonusin nga Pakoja e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat