Kishte mbetur i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme, shpëtohet 43-vjeçari

Shqipëria

Kishte mbetur i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme, shpëtohet 43-vjeçari

Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Andrea Dervishi, 43-vjeçari që mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh është shpëtuar ditën e sotme.

Sipas BW, ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Gazetari i Panorama TV Aldo Kozarja raportoi se Dervishi kishte shkuar në këtë zonë prë kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar.

Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat