Skandaloze: Policia malazeze tërheq zvarrë ish-këshilltarin e Ilir Metës dhe djalin e tij nga makina

Shqipëria

Skandaloze: Policia malazeze tërheq zvarrë ish-këshilltarin e Ilir Metës dhe djalin e tij nga makina

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:48
Petraq Milo

Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është dhunuar bashkë me familjen nga policët malazezë.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.

Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër.

Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi.

E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.

Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

“Merr nga 10 euro, ndonjë red bull, punëtorëve sezonalë sidomos nga Shkodra që të kalojnë pa probleme” - denoncoi një qytetar për JOQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat