Qëlloi me thikë ish-gruan dhe i vodhi telefonin, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Qëlloi me thikë ish-gruan dhe i vodhi telefonin, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:08
Policia

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ditën e mërkurë qëlloi me thikë ish-bashkëshorten e tij si dhe i vodhi aparatin celular.

Policia bën me dije se ka referuar në prokurori rastin dhe po vijon punën për arrestimin e 31-vjeçarit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat