“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Shqipëria

“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:19
Bajram Begaj

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 14:00.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

Krahas anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli, janë ftuar edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen në një kohë kur Shqipëria vitin e shkuar u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, dhe pas kapjes së një grupi prej tre personash që dyshohet se u dërguan nga Rusia me qëllime spiunazhi.

“Në vijim të njoftimit paraprak, ju bëjmë me dije se sot në orën 14:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Referuar parimeve të sigurisë në të cilat zhvillohet kjo mbledhje, Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë përgjegjës për përcjelljen e materialeve filmike dhe fotografike si dhe informacionit përkatës në kohë reale”, sipas njoftimit të Presidencës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat