Sherr me thikë në Sarandë, plagoset 43-vjeçari

Shqipëria

Sherr me thikë në Sarandë, plagoset 43-vjeçari

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një sherr me thikë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Policia thotë se se një 43-vjeçar është plagosur për motive të dobëta, ndërsa agresori është shoqëruar në Polici ku dhe po pyetet për rrethanat.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari. Vijon intesivisht puna për kapjen e tij. Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat