Shkrumbohet nga flakët banesa në Bulqizë, dy familje ngelen në qiell të hapur

Shqipëria

Shkrumbohet nga flakët banesa në Bulqizë, dy familje ngelen në qiell të hapur

Më: 24 janar 2023 Në ora: 14:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë ku jetonin dy familje është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotme në Bulqizë duke rrezikuar jetën e pjesëtareve të familjeve të Sefer dhe Dali Elezit.

Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Martanesh, ku fillimisht flakët janë pikasur nga vetë familjarët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Bulqizës, por për shkak edhe të largësisë zjarrfikësja ka shkuar me vonesë dhe nuk ka mundur ta fikë zjarrin.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat