Përplasje fizike mes të miturve në Pogradec/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, “mollë sherri” dyshohet një vajzë

Shqipëria

Përplasje fizike mes të miturve në Pogradec/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, “mollë sherri” dyshohet një vajzë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë mes të miturve ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Një 15-vjeçar ka shkuar për mjekim në spitalin e qytetit, ku dyshohet se është plagosur nga 17 vjeçari me iniciale N.M, pas një përplasje fizike.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkaku i konfliktit midis të miturve është një vajzë. Momentalisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe terren për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15 vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes

Pogradec/Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një 15-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat