Berisha paralajmëroi tjetër protestë, Kuvendi konfirmon seancë parlamentare të hënën

Shqipëria

Berisha paralajmëroi tjetër protestë, Kuvendi konfirmon seancë parlamentare të hënën

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:34
Kuvendi i Shqipërisë

Pavarësisht se është shpallur ditë zie kombëtare, Kuvendi do të vijojë punën normalisht të hënën (13 shkurt).

Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës parlamentare të hënën në orën 17:00.

Njoftimi i Kuvendit:

Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

Në të njëjtën ditë në orën 17:00, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar për zhvillimin e protestës së ardhshme përpara Parlamentit.

Ky tubim do të jetë vazhdim i protestës së sotme, që sipas Berishës, ka çelur një seri organizimesh të tjera që pritet të zhvillohen më pas.

Në një prononcim për mediat më herët gjatë ditës së sotme, Berisha tha se nëse Kuvendi do të vendoste që të mos zhvillonte seancë për shkak të zisë kombëtare, atëherë ai do e respektonte këtë vendim dhe nuk do dilte në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat