Banesa përfshihet nga flakët në Fier, digjen të gjitha orenditë

Shqipëria

Banesa përfshihet nga flakët në Fier, digjen të gjitha orenditë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

 Një banesë është përfshirë nga zjarri në Cakran të Fierit. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes,të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë, ndërkohë fatmirësisht nuk nuk ka të lënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur pjesën më të madhe të orendive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat