OSBE dënon dhunën ndaj grupit të xhirimit të “Fiks Fare” në Nikël: Të mbrohen gazetarët e të vendosen përpara drejtësisë autor

Shqipëria

OSBE dënon dhunën ndaj grupit të xhirimit të “Fiks Fare” në Nikël: Të mbrohen gazetarët e të vendosen përpara drejtësisë autor

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

OSBE kërkon hetimin dhe vënien para drejtësisë të tre autorëve që kërcënuan dhe qëlluan me armë drejt ekipit të “Fiks Fare” në Nikël të Krujës.

“Sulmi i javës së kaluar i 3 burrave të armatosur kundër ekipit investigues të televizionit Top Channel në Shqipëri është shumë shqetësues. Për shkak të natyrës së punës së tyre, gazetarët përballen me rreziqe të mëdha. Ata kanë nevojë të mbrohen. U bëj thirrje autoriteteve të vënë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij sulmi”, shkruan prezenca e OSBE-së në vendin tonë.

Ekipi i Top Channel me Antela Likën gazetare, Daniel Shkulakun operator dhe shoferin Mark Arra u vu nën shenjestrën e tre personave të armatosur, teksa po raportonte gërryerjen e paligjshme në shtratin e lumit.

Ndaj këtij sulmi që vuri në rrezik jetën e tyre dhe cenoi rëndë lirinë e fjalës, kanë reaguar institucionet më të larta në vend, që këkrojnë hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat