Alda Klosi kërkon lirimin në Apel, caktohet seanca e radhës dhe gjyqtarja

Shqipëria

Alda Klosi kërkon lirimin në Apel, caktohet seanca e radhës dhe gjyqtarja

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:04
Alda Klosi kërkon lirimin në Apel, caktohet seanca e radhës dhe gjyqtarja

Ish-zyrtarja Alda Klosi ka kërkuar në Gjykatën e Apelin zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”, seancë e cila do të zhvillohet të hënën e 20 shkurtit.

Në gjykatë është hedhur shorti që ka vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi.

Me argumentin se ka dy fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër, Klosi kërkoi lirinë nga burgu. Avokati ka përdorur si arsyetim edhe gjendjen shëndetësore të Klosit, e cila për disa ditë pas arrestimit u kurua në QSUT.

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.

Pak ditë më parë, ish-zyrtares iu sekuestrua një apartament dhe një garazh.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish-zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat