SPAK sekuestron 34 pasuri të Ervis Martinajt

Shqipëria

SPAK sekuestron 34 pasuri të Ervis Martinajt

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:43
Ervis Martinajt

SPAK dhe BKH ka nisur një operacion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj, bosit të lojërave të fatit.

Operacioni ka nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Bëhet fjalë për 34 pasuri në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Mësohet se janë sekuestruar pasuri të paluajtshme si edhe aksione të Martinajt në disa kompani.

Operacioni po zhvillohet në Kurbin, Fushë-Milot, zonë në të cilën banojë familjarët e Martianjt, ndërkohë që ai vetë rezulton i zhdukur prej 6 muajsh. Urdhri për sekuestro është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat