Sekuestrohen mbi 30 mijë Euro në pikat kufitare në Rinas dhe Morinë

Shqipëria

Sekuestrohen mbi 30 mijë Euro në pikat kufitare në Rinas dhe Morinë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.

Në doganën e Morinës dhe në Rinas, në hyrje të Shqipërisë u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V.

Në çantën e shtetasit T. S.,  u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 Euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 Euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat