Efektivi u ankua për makinën e vjetër/ Ja si ia mori benzin luksoz Erjon Alibejt

Shqipëria

Efektivi u ankua për makinën e vjetër/ Ja si ia mori benzin luksoz Erjon Alibejt

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:59
Erion Alibej

Efektivi Leonard Palushi, ka përdorur një shok fëmijërie, emrin e të cilit e ka futur në dokumentat e pronësisë së “Benzit C Class 3000”, që ja dhuroi në Elbasan, Erion Alibej.

“Ora News” zbulon se Atem Tema, rezulton të jetë bërë pronari i makinës Benz me Benzinë+Gaz dhe më pas emri i tij është përdorur edhe në pronësinë e makinës tip “Toyota Rav4”, që Leonard Palushi e ka ndëruar me Benzin, në një pikë shitjesh në Shënavlash të Durrësit.

I gjithë mekanizmi i dhurimit të makinës ka nisur në vitin 2020. Ku gjatë takimeve mes shefit të sektorit të hetimit të Krimeve në Policinë Elbasan, Leonard Palushit dhe Erjon Alibej, është diskutuar në shtëpinë e këtij të fundit, problemet që i sillte mjeti që Palushi kishte në pronësi.

Sipas Palushit, me atë makinë kishte mbetur rrugëve dhe serviseve, pasi ishte e vjetër. Duke dëgjuar këtë shqetësim, Erjon Alibej i ka thënë se do shikonte mos i gjente një makinë.

“…në një rast tjetër, në një takim që kam bërë me Leonardin, në bisedë e sipër më thotë për një makinë e tij që kishte në atë kohë, më thotë: “…që ajo makinë po më lodh nëpër sevise dhe po shikoj mundësinë të gjej një makinë benzinëm që ta kthej me gaz…”. Mbaj mend që i them Leonardit, që gazi është i rrezikshëm, por më tha që i interesonte me gaz për konsum të ulët.

Në atë periudhë unë kisha dy makina, që i kisha blerë pak kohë mbas ngjarjes së vëllait, Endritit. Mund ti kem blerë në Shkurt-Mars të vitit 2019. Të dyja makinat ishin Mercedes-Benz, C Class, me motorr 3000 benzin. Me sa mbaj mend me vit prodhimi 2009-2011, dhe se njëra ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra kishte ngjyrë mjalti…”-ka treguar në prokurori Erion Alibej.

Pikërisht me këtë “Benz” të dhuruar nga Erion Alibej, Leonard Palushi, ka udhëtuar dy herë jashtë shtetit së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Atem Tema.

Makina në vitin 2019 ka qënë në pronësi të Edlira Hoxhallarit, dhe në 27 Maj 2019 pronar është bërë Elvis Hokja,një person i njohur i Alibejt. Mandej në datën 23 qershor 2020, Hokja, ja shet 8 milion lekë shokut të ngushtë të Leonard Palushit, personit Atem Tema.

Sipas kontratës noteriale, figuron se “pagesën blerësi” Tema, e ka bërë jashtë zyrës së noterit, duke e marë në dorëzim automjetin pa pasur asnjë pretendim për gjëndjen teknike të tij.

Vetëm dy muaj e gjysëm më vonë, Benzi i dhuruar nga Erion Alibej, ndërohet nga punonjësi i policisë, Leonard Palushi, kokë më kokë me një mjet tjetër “Toyota RAV4”. Edhe në kërë rast sërisht pronar i “Toyota” bëhet Atem Tema.

Për të s’qaruar dinamikën e këtyre lëvizjeve të çuditëshme dhe kamofluese të Leonard Palushit, duke përdorur pikërisht emrin e shokut të fëmijërisë, Atem Tema, SPAK në datën 18 janar 2023 ka thirur për të dëshmuar, pikërisht 42-vjeçarin Tema.

Ky person ka deklaruar se: ”…me Leonardin është shok i ngushtë, shok fëmijërie dhe deri në gjimnaz shkollën e kanë bërë bashkë. Nuk e mban mend fiks, por në kohën e pandemisë, Leonardi i kërkuar një nder. Pasi vetë e kishte fizikisht të pamundur për të shkuar për të kryer një akt noterial për blerjen e një automjeti.

Për këto arsye, ka deklaruar se Leonardi i ka kërkuar të shkojë vetë Atemi dhe të kryente aktin në emër të tij. Me gjetjen e shitësit dhe të mjetit që do të blihej dhe me pagesën ishte marrë vetë Leonardi. Pas disa kohësh, duke qënë se sipas Leonardit makina “Mercedes Benz C Class”, nuk ishte shumë e përshtatshme për t’u përdorur në përditshmëri, kërkonte që ta ndërronte…”.

Për këtë qëllim, i ka kërkuar Atemit që të shkonim bashkë te tregu i makinave në Shënavlash, për të parë ndonjë mjet të përshtatshëm. Aty kanë gjetur një mjet “TOYOTA RAV4” automat, ngjyrë gri e errët e cila i pëlqeu Leonardit dhe i është dukur mjet i mirë. Duke qënë se Leonardit i ka pëlqyer si mjet, kanë rënë dakord me tregtarin që të bëhej me ndërrim kokë më kokë me mjetin tip “Mercedes-Benz C Class”.

Për këto arsye, kanë bërë ndërrimin duke kryer veprimet përkatëse te noteri, ku Leonardi i ka kërkuar që përsëri mjeti “TOYOTA RAV4” të ishte në emrin e Atemit.

Për shkak të shoqërisë dhe duke qënë se nuk i është dukur ndonjë gjë jashtë normales, ka rënë dakord dhe ka bërë veprimet përkatëse. Ky mjet është akoma në emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat