Aksident në Korçë, shoferja me Citroen përplas 16-vjeçarin

Shqipëria

Aksident në Korçë, shoferja me Citroen përplas 16-vjeçarin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë pranë unazës së qytetit në Korçë. Mësohet drejtuesja e një automjeti tip “Citroen” ka përplasur një këmbësor rreth 16 vjeç. Si pasojë, ky i fundit është dërguar menjëherë për mjekim, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat