“Kjo organizatë kriminale po largon të rinjtë”, Berisha: Revolucioni është jetik për Shqipërinë

Shqipëria

“Kjo organizatë kriminale po largon të rinjtë”, Berisha: Revolucioni është jetik për Shqipërinë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:57
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha pati një takim me strukturat drejtuese të degëve 8, 9, 10 të Tiranës.

Ai diskutoi mbi disa çëhtje, ndër të cilat kryefjala ishte korrupsioni në disa nivele në Shqipëri. Sipas tij Shqipëria është vendi me shifrat më të larta në Evropë për sa i përket korrupsionit. Berisha thekson që një nga veprat kriminale të Edi Ramës, është asgjësimi i Partisë Demokratike, një partie pro-perëndimit shton ai.

Për sa i takon Gjykatës Kushtetuese, ai thotë që kjo e fundit ka “shkelmuar” Kushtetutën, për vendimin joligjor mbi çështjen e Olta Xhaçkës.

Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike, përmend emra të rëndësishëm që janë të lidhur në rastet e fundit korruptive, ku ndër ta ka diplomat, të afërm dhe plot zyrtar.

“Revolucioni është jetik për Shqipërinë”, ishin këto fjalët e Berishës që bëjnë thirrjen për protestën e datës 3 mars, për një bashkim të gjerë të qytetarëve shqiptar.

Sakaq Berisha tha:

Ndofta kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e ditëve të fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një për të luftuar për të asgjësuar forcën politike pro perëndimorë të shqipërisë, forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, me një betejë të vendosur të korrupsionit, në opozitë vazhdoi denoncimi i të gjitha vjedhjeve të qeveritarëve në Shqipëri. Presione të jashtëzakonshme u bënë mbi ju nga kërcënime më çnjerëzore.

Diplomat të korruptuar, aleatë të korruptuar, zyrtar, parlamentar të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta.

Këto vite të pashembullta për Evropën për vende e lira, deklarata mbështetëse për krim-ministrin Edi Rama, se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit.

Ne sot jemi në këmbë dhe të vendosur për fitoren tonë.

Presione të vazhdueshme të anëtarësisë sonë.

Përpiqen të mashtrojnë shqiptarët, po ju garantoj se e ardhmja është e atyre që mbrojnë të vërtetën dhe ne do vazhdojmë për të arritur revolucionin.

Çfarë nuk ndodhi në Shqipëri këto vite, afera korruptive nga më gjigantet. Kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk ka korrupsion më të madh se ai qëprocedoi reformën e Sorosit në Shqipëri.

Me lista, të partisë Socialiste, gjykatës dhe prokur të përjashtur sepse besojnë në idealet e të djathtës. Lista që u dorëzoheshin dy personave, motrës së Belindës, Pamela Balluku, kujt i dorëzoheshin tjetër, ish nuses së hakmarrjes për drejtësi. Ndërkohë çdo javë, guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklarat e saj, shembulli më i turpshëm është vendimi i Gjykatës për të mbrojtur Olta Xhaçkën.

Valentina Leskaj për djalin nuk tha që pasuria është e tij. Koço Kokçdhima që mbahej si kryeministri i jugut.

Kurse kjo Gjykata, vendosi vendimin më të turpshëm, shkelmoi me dy këmbë Kushtëtutën e vendit, nuk u ndal në zinxhirin e pafund të vendimeve gjyqësore.

Vrasja e 22-vjeçares, vrasësi fle në qeveri, mbulohet nga Edi Rama.

Hakmarrja për drejtësi, 17 të vrarë, 28 plaçkitje me armë, drejtësia e re i dha pafajësinë. Kanë vrarë 17 veta, janë miqtë e Edi Ramës. Revolucioni është një ndihmë, jo vetëm për PD-në po për çdo shqiptar që e do këtë vend, që do të jetë Shqipëria një vend normal.

Ky grup kriminal që drejton qeverinë i urren shqiptarët.

Kryehajduti i aferës është Edi Rama.

Arben Ahmetaj ka padyshim të gjithë përgjegjësitë e veta. Nuk ka firmosur kontratën po ka ndejtur dhe ka parë.

Dhjetra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, po ashtu dhe thjeshtra.

Olsi Ramës i del emri për të gjithë lojërat e fatit në Shqipëri.

Kjo organizatë kriminale po i largon shqiptarët.

Revolucioni është jetik për Shqipërinë, ne do bëjmë gjithçka, do bashkëpunojmë më çdo njeri që do t’i dalë zot Shqipërisë, e kemi të sigurt fitoren.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat