Vepra të ndryshme penale, vihet në pranga 1 person dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

Shqipëria

Vepra të ndryshme penale, vihet në pranga 1 person dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një person është vënë në pranga, ndërsa gjashtë të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu 59-vjeçari me iniciale F. B., banues në fshatin Menkulas të Devollit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nën hetim në gjendje të lirë janë:

-E. N. 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka hyrë në banesën e një shtetaseje, pa pëlqimin e saj, si dhe i ka dëmtuar derën e jashtme.

– J. P. 64 vjeç dhe A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Polenë të Korçës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta, një shtetas tjetër dhe e kanë dëmtuar lehtë atë.

– R. Gj. 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas të Pogradecit, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me mjete të forta, një shtetas.

-I. Xh. 57 vjeç, banues në fshatin Gështenjas të Pogradecit, pasi nga pakujdesia ka hedhur në tokë një cigare të ndezur dhe për pasojë, kanë marrë flakë disa barishte dhe është djegur një kasolle.

– N. V. 27 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një person.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat