Ngacmoi seksualisht një të mitur, vihet në pranga 42-vjeçari. Arrestohet edhe një person tjetër, akuzohet se dhunoi vëllanë dhe kunatën

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht një të mitur, vihet në pranga 42-vjeçari. Arrestohet edhe një person tjetër, akuzohet se dhunoi vëllanë dhe kunatën

Më: 5 mars 2023 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar me iniciale Sh. V. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga edhe një tjetër person i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe kunatës.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat