Moti merr kthesë të re, ky është qyteti i parë që zbardhet nga reshjet e dëborës

Shqipëria

Moti merr kthesë të re, ky është qyteti i parë që zbardhet nga reshjet e dëborës

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Pavarësisht se jemi në muajin mars kur vjen edhe stina e pranverës, në Korçë, moti ka marrë një “kthesë të re” duke zbardhur pothuajse gjithë qarkun me reshje dëbore.

Gjatë orëve të natës, ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat në Korçë kapin vlerat -1 deri në 1 gradë. Trashësia e dëborës është 5 centimetra, ndërsa mjetet e borëpastrueses kanë bërë kriposjen e rrugës për të shmangur vështirësitë e qarkullimit në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për probleme dimërore në akset rrugore nacionale dhe turistike. Parashikohet që të ketë edhe reshje shiu në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat