Kongresi i Shëndetësisë, Manastirliu: Pagat e mjekëve do të rriten sërish, autonomia spitalore do sjellë të ardhura financiare

Shqipëria

Kongresi i Shëndetësisë, Manastirliu: Pagat e mjekëve do të rriten sërish, autonomia spitalore do sjellë të ardhura financiare

Më: 6 mars 2023 Në ora: 14:26
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha nga Kongresi i Shëndetësisë se paga e mjekëve do të rritet sërish, pasi sot u njoftua rritja me 500 mijë lekë për specialistët dhe 7% për mjekët e infermierët.

Manastirliu u shpreh se autonomia spitalore do të ofrojë më shumë mundësi për mjekët për paga në bazë të performancës së tyre.

Reforma spitalore, me modelit e ri të autonomisë spitalore do të mundësojë më shumë incentiva financiare për mjekët, nga pagesat për performancë dhe praktikën dyfishe”, tha Manastirliu.

Nga Kongresi i Shëndetësisë, Manastirliu foli edhe për sfidën mbajtjes në vend të mjekëve profesionistë.

Po adresojmë në dinamikë sfidën e mobilitetit të personelit shëndetësor, një sfidë që ka prekur jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE, me synim mbajtjen e profesionistëve në vend dhe zhvillimin e programeve për përthithjen e atyre që sot punojnë jashtë të përfshira këto si pjesë e Planit të Masave per Zhvillimin e Burimeve Njerëzore ‘20-‘30, për të plotësuar nevojat në të ardhmen, për profesionistë të shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në vitet e fundit janë integruar më shumë se 400 mjekë specialistë në spitalet rajonale.

Këto deklarata Manastirliu i bëri në Kongresin e Parë të Shëndetësisë që po mbahet ne Tiranë dhe ka bërë bashkë politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë, me pjesëmarrje të gjerë me mbi 2000 të ftuar.

Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka përshëndetur mbajten e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar të pranishmëve.

Po mblidheni bashkë në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizëm në shërbimet shëndetësore për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, – tha Kluge.

Duke folur për arritjet në shëndetësi dhe vendosjen e qytetarit në qendër të shërbimit, Kluge nënvizoi se falë arritjeve, sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur.

Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimatritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndetur. Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirjen e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkulozin dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetësor parësor. Unë e di që sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, – theksoi Kluge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat