“Nisma 17+1”- Rama në Berlin, pyetet nga gazetarët për ndikimin e Kinës: Nuk kemi ndërmend të largohemi,

Shqipëria

“Nisma 17+1”- Rama në Berlin, pyetet nga gazetarët për ndikimin e Kinës: Nuk kemi ndërmend të largohemi,

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:30
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në Berlin gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me nismën 17+1.

Rama u shpreh se Shqipëria është vendi nuk ka përfituar asnjë investim. Ai theksoi se ideja për t’u larguar nga forumi është e gabuar.

“Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim. Nuk e di ku e bazoni këtë bashkëpunim kaq të ngushtë me Kinën sepse është fare normal dhe krahasuar me vendet e tjera është jo relevant. Por ideja që të kargohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim më duket e gabuar. Komunikimi është A-ja dhe besoj se vendet demokratike që besojnë të vlerat e bashkëjetesës janë ato që duhet të japin shembullin sepse ne e kemi kaluar një regjim që nuk i fliste askujt dhe nuk ia pamë hajrin. Komunikimi duhet të jetë gjithmonë dhe me këdo”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për rëndësinë e mbajtjes së samiteve në Tiranë dhe reformën në drejtësi. Ai u shpreh se sot në vendin tonë ndodhin  gjëra që askush nuk do i besonte duke iu referuar çuarjen para drejtësisë të politikanëve të rëndësishëm edhe në radhët e maxhorancës.

“Samiti është një kënaqësi dhe nder dhe është edhe një shprehje besimi dhe detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale kancelarit fakti që samiti vjen në Tiranë. Po ashtu nuk diskutohet që edhe samiti i 6 Dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë te ne që mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijimësi respektin që kemi fituar por edhe për të thelluar rrugën tonë duke u bërë një vend gjithnjë e më europian.

Një vend shembull në luftën kundër korrupsionit. Një individ që do të përgjigjet para drejtësisë, drejtësia bën punën e saj. Ka ardhur dita që në Shqipëri atë që nuk e besonte askush është bërë fakt. Edhe njerëz me profil yë lartë të lidhur me shumcën qeverisëse mund të shkojnë para drejtësisë. Këto janë shenja të një rruge që vazhdon. Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tutje vijimin e kësaj rruge”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat