Ibsen Elezi: Është thjesht e pamundur fitorja e PD-së në këto zgjedhje. Berisha e përkeqësoi situatën

Shqipëria

Ibsen Elezi: Është thjesht e pamundur fitorja e PD-së në këto zgjedhje. Berisha e përkeqësoi situatën

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:33
Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi

Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi shprehet se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Report tv, Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD.

“Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje. Berisha e përkeqësoi situatën.

Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara. Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit. Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat