Ktheu lokalin në baste sportive, arrestohet pronari dhe kapen mat dy të rinj duke vënë lloto

Shqipëria

Ktheu lokalin në baste sportive, arrestohet pronari dhe kapen mat dy të rinj duke vënë lloto

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Xh. Ll ka rënë në prangat e policisë Vlorë pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën 3 kompjutera si dhe një aparat celular që shërbenin për vënien e basteve. 39-vjeçari ishte administratori i lokalit.

Si dhe janë kapur në flagrancë shtetasit  E.M, 23 vjeç dhe Gj. M 37 të cilët janë ndodhur në lokal në momentin që po vinin lloto  sportive.

Njoftimi:

-Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 njësi kompjuterike që shërbenin për lojëra fati dhe 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasit E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e shtetasit Xh. Ll.," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat