Porti i Durrësit dhe “pasaportat e arta”/ McAllister reagon pas letrës së dërguar nga 21 deputetë të opozitës

Shqipëria

Porti i Durrësit dhe “pasaportat e arta”/ McAllister reagon pas letrës së dërguar nga 21 deputetë të opozitës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Eurodeputeti McAllister i është përgjigjur letrës së 21 deputetëve të opozitës shqiptare, në lidhje me shqetësimin për Portin e ri të Durrësit dhe “pasaportat e arta”.

Zyra e shtypit të PD thotë se “Eurodeputeti David McAllister, i cili gjithashtu mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, i është përgjigjur interesit të 21 deputetëve nga tre grupe parlamentare, në lidhje me procedurat e përshpejtuara e jo transparente të ndjekura nga qeveria dhe Parlamenti për miratimin e ligjit për Marrëveshjen e realizimit të projektit “Durrës Yachts & Marina”

Shqetësimi i opozitës mbetet jo vetëm shkelja e legjislacionit aktual, afateve e procedurave, por edhe hapja rrugë dhe lehtësimi për dhënien e pasaportave të Arta për investitorët Strategjikë dhe blerësit e apartamenteve në këtë zonë. Sipas zyrtarit të BE, “investimet e huaja duhet të jenë në përputhje me rregullat e BE-së.”

“Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë”-shprehet McAllister.

Më tej, eurodeputeti shton se këto tema do të jenë subjekt i shqyrtimit të Parlamentit Europian. “Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars”, theksoi eurodeputeti, David McAllister.

Më poshtë letra e plotë e McAllister:

Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë. Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat