Sulltan Nevruzi, simbolika e festës, Ferdinand Samarxhi: Njerëzit po afrohen çdo ditë drejt besimit

Shqipëria

Sulltan Nevruzi, simbolika e festës, Ferdinand Samarxhi: Njerëzit po afrohen çdo ditë drejt besimit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 10:57
Ferdinand Samarxhi

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas bektashianëve dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin.

Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë sipas analistit fetar Ferdinand Samarxhi.

“Sulltan Nevruz” do të thotë ditë e re, bektashitë që gjenden në 33 vende të botës e quajnë ditë e pranverës, ku natyra konturohet nga lule me ngjyra të ndryshme dhe ngjallen gjallesat. Në këtë ditë për bektashitë ka lindur dhe shenjtori i botës Imam Aliu i cili do të luftonte dhe për emancipimin e shoqërisë njerëzore. Sa herë njeriu ndjehet në stres i ngarkuar në jetë, i drejtohen zotit. Pas viteve 90-të po besojnë më shumë në zot njerëzit, me të rinj po afrohen drejt fesë”- tha Samarxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat