Mbyllet mbledhja e Kryesisë dhe grupit, reagon menjëherë Alibeaj

Shqipëria

Mbyllet mbledhja e Kryesisë dhe grupit, reagon menjëherë Alibeaj

Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:42
Enkelejd Alibeaj

Nuk ka vendim në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thanë se vendimi do te merret neser.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.

“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat