Masakra e 2 prillit / Mesazhi i deputetes Flutur Açka: T’i luftëtar për liri ku je?

Shqipëria

Masakra e 2 prillit / Mesazhi i deputetes Flutur Açka: T’i luftëtar për liri ku je?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me 32 vjetorin e masakrës së 2 prillit, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Açka në ‘Facebook’ shkruan se urdhëruesit bënë jetë pashallarësh dhe u duartrokitën kur u larguan nga politika, ndërsa bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’u zgjatet jeta me amendamente politike.

Ndërsa në fund të shkrimit të saj citohet shprehja “E ti, ku je ti, luftëtar i vërtetë për liri”.

Postimi i plotë:

32 vite nga masakra e fundit e komunizmit shqiptar

Në kujtim të dëshmorëve të demokracisë:

Bujar Bishanaku,

Arben Broci,

Nazmi Kryeziu,

Besnik Ceka

Urdhëruesit bënë jetë pasharësh dhe u duartrokitën kür u larguan nga politika,

Bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’i u zgjatet jeta prej pashallarësh me amendamente politike,

Sehirxhinjtë janë ende shërbyes pashallarësh në të gjithë kupolën politike,

Përfituesit janë ende në pashallëkun e tyre të indoktrinimit politik.

E ti,

ku je ti,

luftëtari i vërtetë për liri?

Shkodër, 2 prill 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat