Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Luarasi”, leksion të hapur me ekspertin amerikan Dan Biles

Shqipëria

Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Luarasi”, leksion të hapur me ekspertin amerikan Dan Biles

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:21
Foto nga vendngjarja

Fakulteti Ekonomik organizoi një leksion të hapur me temë: “Lidershipi dhe menaxhimi strategjik në biznese e organizata” të udhëhequr nga eksperti amerikan dhe drejtuesi me përvojë, Z. Dan Biles.

Në këtë leksion, pedagogët dhe studentët shtruan një sërë pyetjesh, me fokus ndikimin e liderit në suksesin e organizatave apo strategjitë e reja të udhëheqjes, në epokën e zhvillimeve të hovshme teknologjike.

Ndërkohë, Z. Dan Biles, fituesi i çmimeve ndërkombëtare në çdo hap të rrugëtimit të karrierës së tij, si menaxher i arrirë kryesisht në nivelin e qeverisjes vendore dhe oficer ushtarak i dekoruar në udhëheqjen e suksesshme të ekipeve profesionale, ndau me të pranishmit veç koncepteve teorike, edhe raste nga praktika, të cilat i ka hasur në përvojat e tij të pasura dhe sfiduese.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Universitetit “Luarasi” shprehën falenderimet dhe mirënjohjen për Z. Dan Biles, i cili premtoi se do të rikthehej sërish në auditoret tona për të tjera diskutime po kaq produktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat