inceneratorët/ Belind Këlliçi: Do kallëzoj penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë korruptive

Shqipëria

inceneratorët/ Belind Këlliçi: Do kallëzoj penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë korruptive

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:08
Belind Këlliçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha se nëse zgjidhet kryebashkiak do të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës.

Në një intervistë për Syri TV, ai u shpreh se bashkë me një grup gazetarësh, trupin diplomatik dhe në mënyrë të veçantë edhe me përfaqësues të ambasadës amerikane, do të shkojnë në landfillin e Sharrës për të parë nga afër nëse aty mbetjet incenerohen dhe prodhohet energji elektrike.

Nëse një gjë e tillë nuk do të ekzistojë, tha Këlliçi, do të kallëzojë penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë.

“Media juaj ndodhet nën shantazhin dhe presionin e përditshëm të inceneratorëve dhe kallëzimeve të fundit që kam parë, do të bëj diçka, pas 14 majit si kryetar bashkie do ftoj mediat, gazetarët, trupën diplomatike, në mënyrë të veçantë ambasadën e SHBA, të vijnë me mua në landfillin e Sharrës. Dhe le të shohim aty, a kryhet procesi i trajtimit, incenerimit dhe prodhimit të energjisë elektrike, siç është e shkruar në kontratë?

Nëse ky proces kryhet do t’i qëndroj besnik kontratës që është nënshkruar dhe do të bëj të gjitha pagesat që më detyron ligji. Nëse ky proces nuk ndodh, nëse kemi incenerator fantazmë që në momentin e parë do të ndërpres pagesat, do t’i destinoj për transportin publik falas dhe do të kallëzoj penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë korruptive”, tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat