Meta i shkon në zyrë Berishës

Shqipëria

Meta i shkon në zyrë Berishës

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:10
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar paraditen e sotme në “selinë blu”, për t’u takuar me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, por kujtojmë qa ata janë tanimë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.

Deri më tani, Meta dhe Berisha kanë qenë të ndarë në fushatën e cila ka nisur intesivisht edhe pse jo zyrtarisht.

Kandidadët e “Foltores” po prezantohen krah kreu-t të Partisë së Lirisë, me logon saj dhe atë të koalicionit.

Siç dihet “Foltorja” ka nxjerrë kandidatë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa në krahun tjetër PL, do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat