U qëllua për vdekje nga kunati teksa ishte në gjumë, publikohet foto e 37-vjeçares

Shqipëria

U qëllua për vdekje nga kunati teksa ishte në gjumë, publikohet foto e 37-vjeçares

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:02
Migena Sinanin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku 45-vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4: 30 të mëngjesit, ndërsa e reja, nënë e dy fëmijëve, ishte në gjumë së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës. Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 45-vjeçarit. Dyshohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër.

Burime nga policia thonë se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes. Nëna dhe babai i autorit janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.

Të dhënat e para të policisë tregojnë se Roland Sinani vuante nga depresioni dhe ishte me mjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat