Vodhi në dy lokale të Korçës celularë, para dhe çelësa automjeti, arrestohet 22-vjeçari

Shqipëria

Vodhi në dy lokale të Korçës celularë, para dhe çelësa automjeti, arrestohet 22-vjeçari

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi ka kryer vjedhje në dy lokale të qytetit të Korçës.

A. Sh., banues në fshatin Vashtëmi, Maliq rezultoi nga hetimet se ka vjedhur në dy lokale, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu dyshohet se 22 vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Po ashtu një 35 vjeçar është arrestuar për vjedhje. R. S., banues në Ersekë ka vjedhur në automjetin e Dh. B., 450 euro. Kjo shumë parash u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet dyshohet se më datë 23 mars të këtij viti, 35 vjeçari ka marrë një shumë parash një personi tjetër duke e mashtruar.

Ndërsa 45 vjeçari J. T., banues në fshatin Buçimas, Pogradec është vënë në pranga pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me lëndë narkotike kanabis.

Një 19 vjeçar është arrestuar po ashtu në Pogradec. S. D., pasi iu gjet një përforcuese grushti, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat