Berisha uron besimtarët katolikë: Pashka është ditë e shpresës! T’i lutemi Zotit që të bekojë Shqipërinë për rivendosjen e pluralizmit

Shqipëria

Berisha uron besimtarët katolikë: Pashka është ditë e shpresës! T’i lutemi Zotit që të bekojë Shqipërinë për rivendosjen e pluralizmit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 08:05
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

“Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë”, shprehet Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri thekson se kjo festë e ka gjetur  Shqipërinë , besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj, ndërsa shton se kudo që janë me votën e tyre tërivendosin  pluralizmin në Shqipëri

STATUSI:

Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.

Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katatolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat