Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.
Mësohet se banesa është në pronësi të Agur Cakos.
Në momentin e shpërthimit të bombolës kanë qenë brenda banesës shtatë anëtarët e familjes.
Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.