PS çel sot fushatën në sheshin Skëndërbej, Rama ‘kërkon’ këngën e mitingjeve: Ecim përpara

Shqipëria

PS çel sot fushatën në sheshin Skëndërbej, Rama ‘kërkon’ këngën e mitingjeve: Ecim përpara

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:20
Edi Rama

Partia Socialiste do të çelë këtë të martë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

“Kurrë më pas, vetëm përpara” do të jetë slogani i kandidatëve socialistë.

Njëjtë si slogani kryeministri Edi Rama duket se po kërkon edhe një këngë.

“Ne ecim para, nuk e kthejmë kokën mbrapa” kështu dëgjohet  teksti i këngës që kreu kreu i qeverisë i tregon stafit për t’i pyetur nëse ju pëlqen kënga apo jo. ‘Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe…?- pyet Rama.

Fushata çelet në orën 18:00 në sheshin ‘Skëndërbej’. Fillimisht Rama do të mbledhë në orën 17:00 Kryesinë e partisë. Të pranishëm në shesh do të jenë edhe kandidatët e PS në 61 bashkitë e vendit. Hapja e fushatës nuk do të jetë nuk do të jetë një hapje tradicionale; por pas një fjale të kryeministrit, do të mbillen pemë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat