Mbesa iu ankua se ishte keqtrajtuar, tezja e nxënëses dhunon mësuesen, reagon policia dhe zbardh detajet

Shqipëria

Mbesa iu ankua se ishte keqtrajtuar, tezja e nxënëses dhunon mësuesen, reagon policia dhe zbardh detajet

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:58
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj

Dhunohet një mësuese në ambientet e shkollës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Mësuesja M.H., 43-vjeçe është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambientet e kësaj shkolle.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.

Kur tezja e nxënëses ka shkuar  ta marrë në shkollë mbesën, e ka gjetur atë duke qarë, më pas ka mësuar se ishte qëlluar dhe bullizuar gjatë mësimit. Menjëherë pas kësaj tezja është revoltuar dhe ka debatuar me mësuesen, por debati ka degjeneruar në dhunë. Është dashur ndërhyrja e stafit që të qetësonte situatën. Ndërkohë mësuesja ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncim për 41-vjeçaren S.K (tezja e nxënëses).

Në një reagim zyrtar policia njofton se 41-vjeçarja është proceduar penalisht.

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat