Humb jetën 67-vjeçari! Dëmtoi kokën pasi u rrëzua nga biçikleta

Shqipëria

Humb jetën 67-vjeçari! Dëmtoi kokën pasi u rrëzua nga biçikleta

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar ndërroi jetë sot, pasi u rrëzua nga biçikleta në rrugën “Aleks Buda”.

Sipas policisë, ai humbi jetën për shkak të dëmtimeve që mori në kokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat