“Femrat mezi bëjnë rezistencë, shtiren sikur s’duan”- Shokon avokati Spartak Ngjela: Edhe kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia

Shqipëria

“Femrat mezi bëjnë rezistencë, shtiren sikur s’duan”- Shokon avokati Spartak Ngjela: Edhe kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:53
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka shokuar me deklaratën e tij, teksa u shpreh se femra edhe “kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia”.

Gjatë një interviste, ai u shpreh se ka momente kur gratë nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli, si edhe “bëjnë skema sikur s’duan” të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa theksoi se “vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia”.

“Nuk e di sa është përqindja por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar.

Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do.

Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.

Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela në emisionin “Më lër të flas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat