​Pashkët ortodokse në Shqipëri, mesazhe urimi nga politika

Shqipëria

​Pashkët ortodokse në Shqipëri, mesazhe urimi nga politika

Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:32
Shqipëri

Ashtu sikurse në të gjithë botën, edhe besimtarët ortodoksë shqiptarë po kremtojnë pashkët. Me këtë rast, krerët më të lartë institucionalë të shtetit shqiptarë kanë uruar në këtë ditë.

Presidenti Bajram Begaj uroi që pashkët të jenë të bekuara për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, uroi ai.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot besimtarët ortodoksë për festën e pashkëve.

“Ringjallja e Krishtit, një dritë e hareshme që treti errësirën, largoi pikëllimin dhe lajmëroi një fillim të ri. Festa e Pashkëve zgjon ëndrrat, ndihmon besimtarët, na ndihmon të gjithëve, për të kapërcyer vështirësitë, mundur lodhjen, korrigjuar dobësitë njerëzore, larguar pesimizmin, frikën, urrejtjen dhe përqafuar besimin, kurajon, ëmbëlsinë njerëzore. Festa e Pashkëve na ngjit në malin e lartë të humanizmit, përkushtimit, dashurisë. Gëzuar Pashkët, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Një urim ka përcjellë edhe kryeministri Edi Rama. “Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat