Gazment Bardhi: Nuk ia falim askujt që në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës

Shqipëria

Gazment Bardhi: Nuk ia falim askujt që në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:43
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte në Lezhë për të shënuar hapjen e fushatës zgjedhore në këtë bashki.

Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së Degës me strukturat lokale të PD ku edhe ka folur jo vetëm për fushatën, por edhe për situatën politike.

Bardhi e quan këtë betejë elektorale të pazakonte, por theksons e kanë hyrë me një qëllim, të ruajnë, siç thekson ai, dinjitetin e PD

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat