“Frymëmarrje për Shqipërinë”/ PD hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit

Shqipëria

“Frymëmarrje për Shqipërinë”/ PD hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:57
PD

Partia Demokratike nisi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Fushata nisi me sloganin “Frymëmarrje për Shqipërinë” në Pallatin e Sportit ‘Fahrije Hoti’.

Enkelejd Alibeaj do të prezantojë sot kandidatin për Tiranën, Roland Bejkon i cili do të kandidojë përballë 5 kandidatëve të tjerë.

Në nisjen e fushatës elektorale do të mbajnë fjalim 9 persona, mes tyre Enkelejd Alibeaj dhe kandidati Roland Bejko.

Në zgjedhjet e 14 majit, Bejko do të jetë përballë Arlind Qorrit nga ‘Lëvizja Bashkë’, Marko Dajtit nga ‘Fronti i Majtë’, Lajla Pernaska PDIU,  Erion Veliaj i PS dhe Belind Këllici ‘Bashkë Fitojmë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat