Gazetari i njohur plas ‘bombën’: Çunat e shpallur në kërkim nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës për PS

Shqipëria

Gazetari i njohur plas ‘bombën’: Çunat e shpallur në kërkim nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës për PS

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se persona të inkriminuar të shpallur në kërkim në Dubai kanë ardhur në Durrës në ndihmë të fushatës së PS.

Sipas tij, këta persona po bëjnë  aktivitet të përditshëm elektoral në Durrës pasi sondazhet e nxjerrin kandidatin e PS vetëm 3 mijë vota në avantazh nga kandidati i opozitës.

“Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral.

Ata që janë në Dubai në kërkim janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës. Kanë ardhur dje, kanë hyrë në punë se PS është vetëm 3 mijë vota para kandidatit të opozitës”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat