Prostitucion në Pogradec/ Në pranga pronarja e hotelit dhe dy të tjerë, u kapën në flagrancë (Emrat)

Shqipëria

Prostitucion në Pogradec/ Në pranga pronarja e hotelit dhe dy të tjerë, u kapën në flagrancë (Emrat)

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Tre persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit kanë rënë në pranga në Pogradec.

Në pranga kanë rënë për Dhoksa Dhimitri, 48-vjeçarja Ardiana Cale dhe 35-vjeçari Eduard Zelollari.

Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.

Policia bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e uniformave blu, pasi kish të dhëna se ushtrohej prostitucion.

Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej aktiviteti, duke i arrestuar në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat